Të premten, një 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus të Zvicrës.
Mediat zvicerane njoftojnë se në qytetin Vevey një shtetas kosovar (42-vjeç) ka vrarë partneren e tij 37-vjeçare.
Viktima është goditur me thikë.
Dorasi u paraqit në një stacion policie dhe deklaroi se e kishte lënduar partneren në banesë.
Kufoma e gruas u gjet nga policia.
I dyshuari për vrasje u arrestua.
Ky çift ka 4 fëmijë.
Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.