Ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore.
Grenell ka thënë se i ka parë pasojat për të cilat po paralajmërohet Kosova dhe sipas tij nuk janë aspak të bukura
“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, ka shkruar Grenell.