Minisitri i Forcës së Sigurisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, është shpallur qytetar nderi i komunës shqiptare në Maqedonin Veriore, më saktë Gostivar, transmeton KOSOVA Post.
Lajmin për këtë laurim të ministit e ka kumtuar vet ai, përmes një postimi në rrjtein social, ku edhe ka bashkangjitur adesmin e tij me rastin e pranimit të epitetit ‘Qytetar Nderi’.
Ky është postimi i plotë i Mehajt
Sot komuna e Gositivarit më nderoi me titullin “Qytetar nderi”, në vijim gjeni adresimin tim.
I nderuar Kryetar i Komunës së Gostivarit, z. Arben Taravari;
I nderuar Kryesues i Kuvendit Komunal, z. Valbon Limani;
I nderuar zv. Ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, z. Tiron Jahjaga;
E nderuar, Gjeneral Spahiu,
Të nderuar përfaqsues të Komunës, të nderuar qytetarë të Gostivarit,
Me kënaqësinë më të madhe kam pranuar ftesën për të qenë mysafir i juaji sot. Të nderohem me këtë titull ka qenë ëndërr e imja gjithmonë, ndërsa sot është realitet që më gëzon.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sot më nderuan dhe respektuan, veçanërisht çmoj shumë vlerësimin dhe kontributin e kryetarit z. Arben Taravari, si mjek, profesor dhe politikan.
Të mbash çelësin e Komunës ka një domethënie të madhe. Kjo për mua paraqet një privilegj, por njëherit edhe obligim moral dhe kombëtar që Gostivarin gjithnjë ta kem në mendje dhe zemër në aktivitetet e mija derisa të jem.
Çka do të thotë t’i japësh dikujt “Çelësin e Qytetit?”
Akti i “dhënies së çelësit të qytetit”, është vazhdim i një praktike mesjetare ku qytetet evropiane ishin të rrethuara me mure dhe portat mbylleshin natën, për arsye sigurie.
Por, ai që kishte marrë çelësin mund të hynte dhe dilte në çdo kohë, dhe kjo konsiderohej nder shumë i madh për individin në fjalë.
Pavarësisht nëse është një derë, një arkë thesari ose një sekret, çelësat hapin gjërat dhe na lejojnë të prekim të panjohurën.
Të jesh i besuar me çelësin e pasurive të çmuara të dikujt na tregon vetëm për besimin dhe besnikërinë që ai ose ajo ndjen ndaj nesh.
Çelësi i qytetit iu dha banorëve dhe vizitorëve të besuar që mund të hynin ose të dilnin nga qyteti sipas dëshirës së tyre.
Ky shërbeu si një gjest besimi dhe besnikërie, duke ditur se nuk do të ktheheshin me ushtri për të rrethuar qytetin.
Në ditët e sotme, gjesti i dorëzimit të çelësave të qytetit nderon persona të shquar, vizitorë të besuar, të ftuar dhe banorët e qytetit.
Uroj që kjo të jetë një fillim për vazhdim të aktiviteteve në të mirën e komunës dhe qytetarëve të Gostivarit. Ky çelës më obligon që të respektoj sikur vëllezër të gjithë qytetarët e Gostivarit.
Gjithashtu, dua të përgëzoj kryetarin për punën e shkëlqyer që është duke e bërë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve këtu.
I falënderoj të gjithë ato që kontribuuan në realizimin e këtij solemniteti të ndarjes së çelësit të komunës.
Shëndet e suksese të gjithëve,
Zoti ju bekoftë.