Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar pozitat e dy anëtareve të bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Kru Prishtina”.
Kryesues i bordit të kësaj ndërmarrje është vendosur, Bashkim Plana ndërsa anëtar, Fatos Budeci.
“Në këtë konkurs kanë aplikuar 21 kandidatë. Komisioni shqyrtues i ka vlerësuar aplikacionet dhe e ka përzgjedhur listën e ngushtë prej 9 kandidatëve. Të gjithë kandidatët që nuk janë përfshirë në listë e ngushtë janë sugjeruar që të parashtrojnë ankesë, e që 4 prej tyre e kanë shfrytëzuar, ndërsa njërit i është miratuar. Komisioni rekomandues pas mbajtjes së intervistave me kandidatët e përzgjedhur 9+1, i ka rekomanduar Qeverisë listën përfundimtare prej 7 kandidatëve. E për dy pozitat e drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Kru Prishtina” propozojë të emërohen këta kandidatë : Bashkim Pllana, kryesues dhe Fatos Budeci, anëtar”, ka thënë kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.