Një studim i fundit ka zbuluar se konsumi i alkoolit ka shkaktuar më shumë se 700,000 raste të kancerit në të gjithë botën në vitin 2020, transmeton Kosova Post.
Në studimin, të botuar në revistën mjekësore The Lancet, u tha se përdorimi i alkoolit shkaktoi kancer në më shumë se 568,000 burra.
Në studim i cili thuhet se konsumi i alkoolit shkaktoi më shumë se 700 mijë raste të kancerit vitin e kaluar, u raportua se shumica e rasteve u gjetën në ezofag, zorrë të trashë, mëlçi dhe gji.
Në studim, u tha se pirja edhe e një sasie të vogël të alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit.
Në studim, u vu re se njerëzit që morën kancer për shkak të alkoolit jetonin kryesisht në Azinë Lindore, Evropën Qendrore dhe Lindore, dhe u theksua se kjo normë ishte në nivelin më të ulët në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore./KosovaPost/.