UBO Consulting, një kompani e njohur dhe kredibile, ka realizuar së fundmi një hulumtim në komunën e Kamenicës të cilin e ka bërë publik në fillim të shtatorit, transmeton Kosova Post.
Sipas këtij sondazhi Qëndron Kastrati në fillim të shtatorit kishte mbështetjen e 44.2% të qytetarëve të Kamenicës. Këtë përqindje ai e zvogëloj deri më 17 tetor 2021 në 32 %.
Rritje të përqindjes nga shtatori ka shënuar Kandidati i VV-së Kadri Rahimaj nga 28.7 në 30.37%, Muhamed Kallaba (PDK) u rrit nga 8.8 në 12.82, Faton Jakupi (AAK) pati rritjen më të madhe nga 6.0% në 12.64%, ndërsa Jeton Biqkaj (LDK) shënoi rritje prej 1.07%.
Për më shumë, shihni grafitet: