Ka vdekur nëna e shoferes e cila dje gjatë ditës ishte vetaksidentuar në fshatin Korreticë e Lartë, afër “Parkut të Biznesit”.
Në raportin e policisë thuhet se gruaja në fjalë kishte vdekur mbrëmë rreth orës 20:03. Si pasojë e aksidentit ishin lënduar shoferja dhe babai i saj, i cili ishte pasagjeri i dytë bashkë me të ndjerën.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve”,thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Shoferja e kishte goditur me veturë pjesën anësore të rrugës dhe me pas vetura u rrokullis.