Sipas zyrtarëve lokalë, sulmi ndaj automjetit të forcave të rendit u krye me një granatë dore, transmeton Kosova Post.
Gjatë një sulmi me bombë mbi një automjet të forcave të rendit në Kabul të Afganistanit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur, shkruan AA.
Sipas zyrtarëve lokalë, sulmi u krye me një granatë dore.
Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u lënduan nga sulmi. Dëshmitarët okularë u thanë gazetarëve se disa persona u plagosën nga sulmi.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Talebanët rifituan pushtetin në Afganistan në mes të gushtit dhe formuan një qeveri të përkohshme.