Dita e sotme (e martë, 22 nëntor) ishte përplot ngjarje sportive që kryesuan titujt e mediave botërore.
Gjithçka nisi me humbjen befasuese të Argjentinës nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror.
Përfaqësuesja e Lionel Messit u trondit në Lusail Stadium në ‘Katar 2022’ me një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë (2-1).
#Qatar2022 🎙️ Lionel Messi: “Sabíamos que Arabia es un equipo con buenos jugadores, que mueve bien la pelota y que adelanta mucho la línea. Lo trabajamos, pero nos aceleramos un poco”. pic.twitter.com/q6IUkgq1di
— Selección Argentina 🇦🇷 (@Argentina) November 22, 2022
Ngjarja u zhvendos te superylli tjetër i futbollit, Cristiano Ronaldo. Me një njoftim të shkurtë, Manchester Unitedi njoftoi për ndërprerjen e kontratës së portugezit, i cili kështu largohet nga Old Trafford dhe është në kërkim të një klubi të ri.
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
Nuk vonoi dhe erdhi lajmi që familja Glazer i ka udhëzuar bankat që të merren me shitjen e Manchester Unitedit. Grupi Raine, i cili më parë ishte i punësuar nga Roman Abramovich për të menaxhuar shitjen e Chelsea FC, do të veprojë si ‘këshilltari financiar ekskluziv’ i klubit gjatë procesit. Rothschild and Co. ndërkohë vepron si këshilltar ekskluziv financiar i aksionareve të familjes Glazer.
Club statement on a process to explore strategic options for Manchester United.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
Klubi i Ligës Premier njoftoi të martën në mbrëmje se Glazers “po fillonin një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin”, i cili ishte krijuar për të “rritur zhvillimin e mëtutjeshëm të klubit”.