Sanksionet e reja amerikane që ndalojnë institucionet financiare amerikane të blejnë bono të reja të qeverisë ruse, hynë në fuqi sot, transmeton Kosova Post.
Në të njëjtën kohë, institucionet financiare të SHBA do të jenë në gjendje të vazhdojnë tregtinë me bono të qeverisë ruse, por përmes tregjeve sekondare.
Uashingtoni njoftoi në mes të prillit se Amerika do të vendoste sanksione kundër borxhit shtetëror të Rusisë.
Siç vlerësoi me atë rast Ministri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov, sanksionet janë të pakëndshme por jo “vdekjeprurëse”, dhe departamenti financiar rus tashmë ka përgatitur një strategji që do të kompensojë kufizimet e reja nga administrata amerikane, shkruan sputnik.rs. Ai gjithashtu tha se borxhi shtetëror i Rusisë është një nga më të besuarit dhe më pak të rrezikshmin në botë, dhe për këtë arsye ai pret që kërkesa për bono të mbetet në një nivel të lartë pavarësisht nga sanksionet e reja./Kosova Post/