Hysaj: Do bëj gjithçka për të ndalur Icardin

Hysaj: Do bëj gjithçka për të ndalur Icardin

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonat e Premium Sport para ndeshjes ndaj Interit.

Shqiptari ka thënë se pas humbjes 2-1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve gjithë mendimet e tyre ishin për ndeshjen ndaj klubit zikaltër.

Në takimin ndaj skuadrës së Pep Guardiolas, ylli i Kombëtares së Shqipërisë u lëndua në vetull dhe kështu u detyrua të lë fushën para kohe.

“Ka pak zemërim pas Manchesterit, por ne duhet të mendojmë tani për këtë ndeshje pasi është shumë më e rëndësishme”.

“Scudetto? Janë të dytë dhe ne duam t’i mundim, por ata do vazhdojnë të luftojnë. Duhet të futemi në fushë me vendosmëri”.

“Icardi? Të gjithë sulmuesit e Interit janë të fort, duhet të mendojmë vetëm si të mbrohemi mirë dhe të lëvizim mirë. Por, do bëj gjithçka për të ndalur Icardin”, ka thënë Hysaj.

Aktualisht Napoli ka 24 pika në vendin e parë, dy më shumë se Interi. /t.sport/

 

Related Posts

You may also like

Hoti: Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja, të presim rezultatin final

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka