Anëtari i Lëvizjes Vetëvendojse, përkatësisht profesori universitar në Shqipëri, Hysamedin Feraj, i ka replikuar ish-ministrit të jashtëm dhe aktualisht, deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, meqë ky i fundit idenë e hapjes së arkivave të luftës, përfshi edhe ato të UÇK-së, e kundëroi si përpjekje për barazim të luftës së kësaj të fundit me krimet e kriminelëve të shtetit të Serbisë, transmeton Kosova Post.
Pse Enver Hoxhaj paragjykon se hapja e arkivave e barazon dhe nuk e diferencon qartë UÇK-në nga kriminelët e Serbisë?!- shtron pyetje profesor Feraj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i plotë i profesor Ferajt:
Unë paragjykoj të kundërtën: gjithë arkivat do të provojnë agresonin serb, viktimizimin gjenocidal të shqiptarëve dhe pastërtinë e UÇK-së.
Pse, pse vallë Enver Hoxhaj i paragjykon gjithmonë UÇK-në dhe shqiptarët?