Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Hoti është jolegjitime ndërsa u shpreh se nuk do të shënojë asnjë sukses gjatë mandatit të saj.
Hyseni u shpreh se për këtë ndaj shefit të ri të Qeverisë, ndikojnë tre faktorë.
”Nuk mund të jetë Qeveri e suksesshme derisa ka tre faktorë që e determinojnë dhe e kanë lidhë Avdullah Hotin”.
”Ku mund të jete e suksesshme kjo Qeveri Hoti, kur njeri më i votuar në LDK, është kundër”.
”Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri me gjithë atë rolin e tij të çuditshëm herë mirë herë keq, megjithatë është kundër”.
”Avdullah Hoti e ka Lutfi Hazirin kundër, e ka Vjosa Osmanin kundër, e ka Isa Mustafën që e dirigjon e kontrollon”.
Ai në Info Magazine përmendi edhe Presidentin Hashim Thaçi i cili tha se bëri të pamundurën që Avdullah Hoti të marrë timonin e drejtimit të Qeverisë. /klanK/
”Avdullah Hoti e ka po ashtu Hashim Thaçin këndej që bëri çmos për ta bërë kryeministër, nën petkun e presidentit duke qenë të njëjtën kohë edhe kryetar i gjithë subjekteve në pozitë tash”, ka thënë Hyseni.