Barcelona është në gjendje të vështirë financiare, anipse presidenti i Barçës kishte deklaruar se po vjen një rikthim i klubit katalunas edhe tek tregu i parave, shkruan KosovaPost.
Riqui Puig dhe klubi katalunas duket të jenë afër një ‘marrëveshje’ për largimin e lojtarit, për të mos thënë ‘përjashtimin’ e të riut, e gjitha kjo si rezultat i pagës së tij, të cilën nuk po mundet të e mbuloj klubi.
Gjigantët katalanas janë ende në telashe financiare, pavarësisht largimit të Philippe Coutinhos dhe uljes së pagës të Samuel Umtiti në javët e fundit.
“SPORT” ka raportuar se Xavi është gati të bëjë sakrifica dhe të ulë faturën e pagave të Barcelonës duke e lënë Puig të largohet në janar.
Talenti bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në vitin 2018 dhe pas një seance stërvitore me ekipin e parë, me Lionel Messin që u bë një tifoz i madh i lojës së tij.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u tha se ishte ‘i mahnitur’ pasi pa Puig në aksion dhe madje e krahasoi atë me Andres Iniesta.
Por, Puig nuk arriti t’i bënte përshtypje ish-trajnerit Ronald Koeman, me shumë fansa që argumentuan se ai meritonte më shumë mundësi.