Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është regjistruar një rast vjedhjeje i cili ka ndodhur në Suharekë, shkruan Kosova Post.
Rasti në fjalë është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Këto janë detajet nga raporti:
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar kanë hyrë në këmbimorën e tij dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një zinxhir ari . Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.”
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore./KosovaPost/