Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të lokaleve, ka hasur në një person, i cili ishte i infektuar me Covid-19.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë. I dyshuari nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.
“Gjatë kontrollit të lokaleve lidhur me zbatimin e urdhrit operativ gatishmëria dhe reagimi për corona virusin covid 19 patrulla policore ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte pozitiv me corona virus, të cilit iu ishte caktuar masa vetë izolimit”, thuhet në raport