Sot në Sarajevë në moshën 99 vjeqare u varos Prizrenasja Haxhi Nimete Agallari, përcjell Kosova Post.
Nimete Jahiq – Agallari, ka ndërruar jetë më 02.12.2020, në Sarajevë, në moshën 99 vjeçare.
Nimete hanmi lindi më 6 tetor 1922 në Prizren, në familjen Agallari. Ajo u shkollua në Prizren dhe në Turqi.
Në Stamboll, përfundoj Liceun. Në Sarajevë ka jetuar për më shumë se 50 vite. Ajo fliste gjuhën shqipe, turqisht dhe boshnjakisht.
Haxhi Nimete hanmi, ishte gruaja e Kadiut boshnjak, Beqir ef Jahiq, i cili ka shërbyer si kadi (gjykatës) edhe në Prizren, deri
para Luftës së Dytë Botërore.
Prizreni e njeh nga ligjeratat e saja që mbante në viteve ’70 – ’80-ta në xhamitë e Prizrenit. Qytet të cilin e donte shumë. Ajo rriti katër fëmijë.
Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij. Allahu e gradoftë me xhennetin firdevs, Nimet Abllën siq e quanim gjith ne. Ngushllime familjs dhe miqëve të saj!
Pregaditi: Ish Muftiu i Prizrenit, Lutfi Ballëk