“Vladimir Putin ka më pak se dy vite jetë pasi ai vuan nga disa sëmundje të rënda”. Kjo është deklarata shokuese që ka bërë së fundmi kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, sipas Daily Mail.
Gjenerali Kyrylo Budanov tha se spiunët e Kievit që hynë në Kremlin i bënë pretendimet bazuar në inteligjencën njerëzore. Budanov shtoi: “Putini nuk ka një jetë të gjatë”.
Shëndeti i Putinit ka qenë subjekt i thashethemeve të ashpra prej muajsh, duke u përshkallëzuar pasi ai u fotografua duke u mbajtur te tavolina gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu. Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra e qafa në dukje të fryra ndezën spekulime për shëndetin e liderit, i cili thuhet se është përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës.
Udhëheqësi i Kremlinit u pretendua në prill se kishte nevojë për një operacion urgjent prej kancerit. Putin gjithashtu thuhet se vuan nga Parkinson dhe ‘simptomat skizofrenike’, sipas burimeve të Kremlinit.
Unë dyshoj se ai është vetëm një hipokondriak, për të qenë i sinqertë”. Një oficer i FSB-së e përshkroi gjithashtu gjendjen e presidentit rus si një formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi, pasi spekulimet u shtuan se Putini vuante nga një formë e sëmundjes së rëndë në mes të pushtimit të Ukrainës./abcnews.al