Kalimi i paautorizuar i kufirit, i ka kushtuar me konfiskim të druve nga autoritetet e Kosovës, një të dyshuari në Podujevë, shkruan Kosova Post.
Vepra e tij është cilësuar jo vetëm si kalim i paautorizuar i kufirit, por edhe kontrabandë me mallra.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Herticë, në Podujevë, më 24.06.2021.
“Fsh. Herticë, Podujevë, 24.06.2021-04:10. Njësitet policore pasi kanë ndaluar automjetin-traktor në të cilin kishte të ngarkuar dru, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, gjatë legjitimimit është konstatuar se i njëjti nuk ka dokumentacion përkatës për transport, dhe po ashtu dyshohet se drutë i ka blerë në territorin e Serbisë, ku edhe ka kaluar kundërligjshëm kufirin Serbi-Kosovë” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se drutë janë konfiskuar nga njësiti doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPost/