Rasti ka ndodhur në Krushë të Madhe në Rahovec. Sipas policisë, një i mitur e ka sulmuar një të mitur tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton Kosova Post.
“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec, 31.10.2021 – 20:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i mitur pasi i njëjti ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/