Serbia do të reagojë fuqishëm ndaj mosrespektimit të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe BE-së,transmeton Kosova Post.
“Është e papranueshme për Beogradin që përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës, siç është Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, i cili hapur thotë se nuk do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe”.
Kështu është deklaruar, Aleksandar Vuçiq, në pritje të ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA dhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, i cili pas vizitës në Prishtinë arriti të mërkurën në Beograd.
Vuçiq, gjithashtu do t’ia bëjë të qartë të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak se është e papranueshme dhe se si BE, si garantuese e Marrëveshjes së Brukselit, qëndron e heshtur ndaj faktit udhëheqja e Kosovës haptas po pengon vazhdimin e dialogut, shkruan novosti.
“Duket se lejohet të thuhet gjithçka kundër Serbisë dhe popullit serb, pa pasur asnjë reagim. Kur shtyni dikë për edhe përkundër faktit se ne duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, duhet të tregoni mprehtësi dhe forcë dhe të thoni se nuk funksionon . Nëse Kurti po bën shantazh se si flasim me të dhe si e trajtojmë, mund t’i them paraprakisht se do ta trajtoj si çdo përfaqësues i institucioneve të përkohshme. Ai mund të përpiqet të bëjë diçka, por unë nuk do ta këshilloja të mos e bënte atë”, theksoi Vuçiq.
Megjithëse misioni i Palmer dhe Lajçak në Prishtinë ishte të përgatiteshin për vazhdimin e dialogut në nivelin më të lartë politik në Bruksel në mes të qershorit, Kurti vendosi kritere të reja në proces.
Derisa mesazhi i Palmer në takim me udhëheqësit në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara po kërkonin formimin e Asociacionit, Kurti deklaroi se nuk do të ketë ” bashkësi monoetnike”./Kosova Post/