Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka kujtuar ish Kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi, në përvjetorin e vdekjes së tij, transmeton Kosova Post.
“Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi, duke shtuar se ai e përmbushi detyrën e tij ndaj shtetit, si në luftë, ashtu edhe në paqe.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jeta e Bajram Rexhepit ishte një tregim i jashtëzakonshëm, plot sfida, beteja e fitore.
Në momentet më të vështira për njerëzit e Kosovës, ai ishte aty, çdo herë. Në luftë për të shëruar plagët, në paqe për të ndërtuar shtetin. Gjithmonë i guximshëm dhe i drejtë. Zë i arsyes që nuk i ikte përgjegjësisë.
Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë me respekt për humanizmin e tij, për kolegialitetin e pashoq dhe për punën e përkushtimin e madh për qytetarët dhe vendin tonë.