Policia tha se një drejtues treni në Gjermani ka humbur jetën pasi u godit nga një degë e cila ra gjatë një stuhie që ka përfshirë një pjesë të Evropës Qendrore, transmeton Kosova Post.
Një drejtues treni në Gjermani ka humbur jetë pasi u godit nga një degë e cila ra gjatë një stuhie që përfshiu një pjesë të Evropës Qendrore, njoftoi sot policia, shkruan AA.
Drejtuesi i trenit, 50-vjeç, kishte ndaluar trenin e tij pranë Templin, në veri të Berlinit, të enjten për të ndihmuar një koleg të largonte degët që kishin rënë në shina, tha policia. Ai më pas u godit nga një degë dhe u dërgua në spital, ku vdiq mëngjesin e sotëm, raportoi agjencia e lajmeve DPA.
Stuhia e së enjtes mori katër jetë në Poloni dhe shkaktoi dëme dhe shkatërrime nga veriperëndimi i Francës deri në lindje të kontinentit.
Shërbimet e trenave u ndërprenë nga pemët e shkulura që ranë mbi shinat në Francë, Gjermani dhe Holandë ndërsa çatitë e shumë ndërtesave u dëmtuan.