I vendosën kamerë ujkut, ngelën të befasuar nga ajo që regjistroi ajo (Video)

Qëllimi i shkencëtarëve ishte që t’i kuptonin më mirë sjelljet e tij. Eksperimenti u bë në Parkun Kombëtar Voyageurs në Minesota.

Kamera iu vu nën qafë, ndërsa regjistroi 7 minuta një video, e cila i la të befasuar shkencëtarët, shkruan Kosova Post.

Ujku i cili ishte nën vëzhgim, bëri atë që nuk pritej: Peshkoi!

Studiuesit konstatuan që jo vetëm një tufë ujqërish, por edhe një i vetëm, mund t’ia dalë të peshkojë. Sipas Mashable, ai u ushqye me tre peshq që i zuri në lumin Ash.

Për më shumë, shini videon:

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika