Lojtarët kosovarë të “Bad News Eagles” e kanë nisur rrugëtimin e tyre në turneun më të madh të CS:GO, ‘PGL Antwerp Major 2022’.
Gjatë kësaj kohe që ata janë duke e zhvilluar ndeshjen kundër ekipit turk “Eternal Fire”, ndërsa kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po e përcjell me interesim këtë ndeshje, kjo duket qartë nga fotografia e publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke e ndjekur lojën e “Bad News Eagles”.
“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles 🦅”, ka shkruar Kurti i cili shihet që ka veshur madje edhe fanellën e “BNE”-së.