Rasti i cilësuar si vjedhje, ka ndodhur në Pejë më datë 02. 05. 2021 në mbrëmje, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën Fatmir Uka në Pejë.
Këto janë detajet nga raporti:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ditë më parë kishte vjedhur tri palë atlete të viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/KosovaPost/