Gazetari Artan Hoxha ka treguar bisedën që ka patur me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “buzëderri”.
Sinomati ka qenë pjesë e grupit famëkeq të Gaxhait në qytetin e Vlorës, pas vitit të trazirave, 1997. Në janar të këtij viti Gëzim Sinomatit 23 vjeç, djalit të Sokol Sinomatit iu bë atentat me snajper teksa ndodhej në ballkonin e shtëpisë së tij. 23-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa ngjarja mbetet e pazbardhur.
Sipas Artan Hoxhës zanafilla është e shkuara e Sokol Sinomatit dhe konfliktet për trafikun e drogës në Belgjikë. Edhe pse u esktradua në Itali, Artan Hoxha thotë se Sokol Sinomati ka fituar lirinë nga drejtësia italiane, pasi dënimin e kishte shlyer.
Goditën djalin e tij Gëzim Sinomati 23 vjeç, në pamundësi për të goditur të atin. Vrasje me pagesë. Kanë dashur t’i japin një mesazh të fortë Sokol Sinomatit. 200 policë e kanë ruajtur ditën e ceremonisë së të birit që të mos i bënin atentat dhe të mos arratisej. Sokol Sinomati u lirua nga amnistia. E arrestuan sërish rrugës dhe i nxorën dënimin në Itali 12.6 vite.
Në 3 qershor u ekstradua në Itali ku qëndroi deri të martën e kaluar dhe e kanë liruar. Në momentin kur kam folur, ishte në Itali. Dalja e tij prish shumë balanca në Vlorë. Në Vlorë u zbuluan 4 baza me armatim të frikshëm. Nga ai moment Vlora ra në qetësi. Lirimi i tij krijon një problematikë të madhe”, tha Hoxha.






















