Rasti është raportuar në polici, ndërsa ka ndodhur në Istog, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, një djalë nga Istogu ka deklaruar se nga data 9 maj nuk dinë asgjë për vendndodhjen e nënës së tij.
Raporti i policisë:
“Istog, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk ka njohur se ku gjendet. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar.”/KosovaPost/