Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa ka ndodhur në Podujevë, ditën e shtunë, shkruan Kosova Post.
“Podujevë 17.04.2021-18:20-20:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se nga person-a të panjohur i është hapur me forcë dera e hyrjes së shtëpisë së tij e cila ishte pa përkujdesje”– thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ankuesi ka bërë të ditur në polici se me këtë rast “i janë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari.”
Po ashtu bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet./KosovaPost/