Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Gjilan. Sipas raportit të policisë, ankuesi mashkull kosovar, ka thënë se tri lokale i janë thyer dhe demoluar nga hajdutët, të cilët ia kanë vjedhur disa gjësende, shkruan Kosova Post.
“Rr. Enver Miftari, Gjilan 28.06.2021 ─ 02:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar janë thyer dhe demoluar tri lokale te kompanisë. Sipas ankuesit janë vjedhur para te gatshme, 10 kompjuter të llojeve te ndryshme, 3 telefona celular Iphone, 2 DVR, 2 TV dhe 2 kasaforta” – thuhet në raportin 24 orësh.
Policia njofton se rasti është ende duke u hetuar./KosovaPost/