Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Zoqisht të Rahovecit, shkruan Kosova Post.
“Ankuesi mashkull”, sipas raportit, e ka raportuar rastin në polici ditën e djeshme, në orët e pasdites.
Ai ka thënë se “të dyshuar të panjohur ia kanë vjedhur veturën VW Golf 2 me targa lokale.”
Sipas informatave të policisë, rasti është nën hetime./KosovaPost/