Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviq, ka folur për të ardhmen e tij dhe ka treguar planet e tij në lidhur me futbollin.
Zlatan Ibrahimoviq edhe pse është 39 vjeçar, është bërë tanimë protagonisti kryesor për sezonin e mrekullueshëm të Milanit që po kalon në Serie A, këtë edicion.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ibra kishte deklaruar për “CorrieredelloSport”, se ai do të luaj për aq kohë sa ndihet mirë.
“Në fund të sezonit do të vendos të ardhmen time me AC Milan, për sa kohë të ndihem mirë në fushë, do të luaj”, tha ai.
Suedezi u ndal të flasë edhe për portierin, Donnarumma të cilin e cilësoi njërin nga portierët më të mirë në botë, por pati një koment edhe për debutuesin e ri të milanit, Pierre Kalulu.
“Donnarumma? Ai portieri më i mirë në botë, por nuk mendoj se është normale që ska luajtur ende një ndeshje të Ligës së Kampionëve”, tha Ibrahimoviq.
“E pashë para disa jave që Kalulu bëri debutimin me Milanin, kur e pashë atë ai kishte doreza te veshura në duar, dhe i thashë ti heqë ato. Si do të dukej një qendërmbrojtës me doreza? Sigurisht që sulmusit do të trembeshin nga ai”, përfundoi me ironi, Zlatan Ibrahimoviq.l.n.