Një tjetër operacion që do të kërkojë rikuperim 7-8 muaj. Pas festimeve për titullin kampion të Milanit, Zlatan Ibrahimoviq duhet të mendojë edhe për shëndetin e tij.
Suedezi iu nënshtrua një operacioni tjetër për të zgjidhur të gjitha problemet që ka pasur me gjurin. Nuk ka një qëndrim zyrtar për të ardhmen e shtatlartit pasi vetë ai bëri të ditur se do të marrë kohën e duhur për të vendosur.
“AC Milan komunikon se Ibrahimoviq është operuar në gjurin e majtë nga Dr Bertrand Sonnery-Cottet. Kjo ndërhyrje ishte parashikuar prej kohësh për të zgjidhur përfundimisht një problem të vjetër që ka pasur me ligamentet”, shkruan Milani në një komunikatë zyrtare.