Burri që dyshohet se vrau pesë persona në Plymouth të Britanisë para se armën t’ia drejtonte vetes është identifikuar si Jake Davison, 23 vjeç.
Policia tha se tri femra dhe dy meshkuj janë vrarë të enjten mbrëma.
Gjithashtu, policia tha se incidenti, më i rëndi në Britani që nga viti 2010, nuk lidhet me terrorizëm.
Pesë persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe një femër vdiq më vonë në spital. Një deputet nga ky qytet tha se njëri prej viktimave ishte fëmijë.
Forcat policore shtuan se zona ishte e rrethuar dhe se policia më nuk është duke kërkuar për ndonjë person tjetër që është i lidhur me incidentin, shkruan BBC, njofton Klan Kosova
Siç raportojnë mediat britanike, Davison ishte një përkrahës i presidentit amerikan Donald Trump, sipas postimeve në Facebook.