Ikën edhe një ikonë, Ibrahim Sefë Mleqani

Ikën edhe një ikonë, Ibrahim Sefë Mleqani

Shkruan: Feriz Hoti

Si sot më kujtohet, ishte viti i largët shkollorë 1975/76 kur për herë të parë e mësova pentagramin dhe notat muzikore nga mësuesi Ibrahim Sefa. Mësova edhe shumë çka tjetër që i përkiste botës së muzikës. Mësova Bethovenin, Mozartin e shumë autorë e kompozitorë tjerë gjithmonë nga mësuesi im Ibrahim Sefa. Nga mësuesi im e mësova edhe muzikën kombëtare të gjitha zhanret, edhe folklorin ku mësuesi im tashmë kishte filluar ta bënte historinë dhe epokën bashkë me vëllezër. Sigurisht që edhe mua ma mbolli dashurinë për këngën dhe folklorin tonë kombëtarë. Këtu në këtë kohë fillova ta mësojë qiftelinë duke pasur mësues Ibrahim Sefën. Sot, pas kaq vitesh i kujtoi të gjitha sepse jam shumë i merzitur dhe i trishtuar,mësuesi im paska ndërrua jetë. I dërgoj i madhi zot Bijtë e Sefes-Mleqani që ta bëjnë epokën dhe historinë e folklorit kombëtar, dhe e bënë si askush tjetër.

Ikën edhe një ikonë, që vështirë do të zavendësohet për dekada e dekada që do të vinë, kur merren parasyshë krejt ajo qka ky rapsodë i ka falur folklorit, nga vokali brilant, nga këngët e krijuara, nga gjithë ato përpunime të këngëve të vjetra e që i solli aq të freskëta e aq të ëmbla bashkë me vëllezër, i përcjellë deri te brezat e ditët e sotme.

I dashur mësuesi im, pusho i qetë se bëre shumë si askush tjetër për popullin tënd, për atdheun duke edukuar breza me frymën kombëtare, ishe brilant në interpretimin e këngëve që sot ne i ndëgjojmë me ëndje. Krijove bashkë me vëllezër ate që nuk e bëri askush, epoken tuaj, epokën e Bijëve të Sefë Mleqanit. Do të kujtojmë gjithmonë, kënga jote do të jetë e adhuruar për qindra e qindra vjetë nga brezat që do të vinë.

Do të na mungojë këshilla jote, do të na nungoshë vetëm fizikisht, mësuesi im. Prehu i qetë në tokën tënde që aq shumë i ke dhënë.

You may also like

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për nesër në Kosovë