Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka paralajmëruar se situata me COVID-19 mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë ditëve në vijim.
Përmes një shkrimi të shpërndarë në faqen zyrtare, Institui u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat anti-Covid. Në veçanti është bërë thirrje për kujdes, mosgrumbullim si dhe vaksinim.
“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!