Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ka publikuar të dhënat për 24 orët e fundit për sa i përket situatës me COVID-19, transmeton Kosova Post.
MSh, sipas të dhënave nga IKShPK, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.481 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.274.156 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 503.498 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.322 testime, 77 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 696 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.758
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 4.176