Gjenevë, 28 Nëntor -Si në Shqipëri, Kosovë e mbarë shqiptarët në ballkan edhe diaspore gjatë vikendit të fundit ka shënuar Ditën e Pavrësisë së shtetit shqiptar dhe 28 Nëntorin-Ditën e flamurit kombëtar. Kështu edhe shqiptaret në Zvicër (mbi 300 mije sish) gjatë vikendit të fundit dhe sot kanë mbajtur mbi 100 tubime festive në gjitha kantonet dhe qytete e cila feste kombëtare bashkoi shqiptarët e të gjitha viseve. Pos nëpër ambasada, restaurante e shtëpi Dita e 28 Nentorit mergimtarët në Zvicër e kremtuan edhe në shkolla, xhami dhe kisha, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Manifestimi për Ditën e Flamurit në Xhaminë e DITURIA në Gjenevë nisi me hymnin kombëtar duke e kënduar nga 300 burra me plisa të bardhë.
Një manifestim i tillë mirë i organizuar u mbajt dje në xhaminë e shqiptarëve DITURIA në Gjenevë. Kjo festë kombëtare që u mbajt në Gjenevë me rastin e 28 Nëntorit lirisht mund të thëmi se ishte manifestim qëndror më i miri, më i pergatituri në Zvicër, madje edhe më mirë se ambasadat tona në këtë vend! Themi kështu sepse imami shqiptar në Zvicër Rijad Aliu me tirqi, festoi Ditën e Flamurit me 300 plisa në xhaminë e Gjenevës, njofton gazeta zvcerane Le Canton27.ch.
Kishin nje program të pasur kulturor kombëtar e fetar me lutje, pastaj recitale e fjalime për vlerat dhe mesazhet paqesore dhe patriotike nga pejgamberi ynë Muhammed deri tek heronjt tanë Skenderbeu dhe Adem Jashari. Me pas referuesit folën për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe heronjë tanë të rënë për liri dhe pavarësi.
Për nderë të festës së flamurit shqiptar 28 Nëntori, Xhamia jonë Dituria Gjenevë festoi në këtë formë që po e shihni edhe në disa nga fotografitë që dëshmojnë atmosferën e cila mbretëroi, dhe e gjithë kjo ishte për shkakun e numrit të madh të vëllezërve dhe motrave që morën pjesë, e ska dyshim që fëmijët të cilët u paraqitën me pjesë teatrale me lexim, vargje nga Kurani dhe hymnin kombëtar e me disa poezi… », tha per gazetën zvicerane Le Canton27.ch imami i xhamise se Gjenevës z.Rijad Aliu.
Me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit në Gjenevë ishin shumë mysafirë sa nga Zvicra po aq edhe nga Kosova, si : Prof. Dr. Nuridin Ahmeti nga Prishtina (nga Instituti Albanologjik Prishtinë) i cili shpalosi disa informacione në lidhje me kontributin e hoxhallarëve në çështjen kombëtare. Mysafiri i radhës ishte hoxha i njohur nga Drenica, Irfan Lika nga Glarusi, Fehim ef.Abazi etj si dhe media shqiptare dhe zvicerane.
Për organizmin e mirë të kësaj dite festive pjesëmarrësit falënderuan rolin dhe kontributin e Mr. Rijad ef.Aliu së bashku me Hafizen e nderuar Rejhane Asipi Aliu të cilët qëndruan gjithnjë pranë rinisë që ky program të percjell mesazhin e tij në formën më të mirë deri tek të gjithë bashkëkombasit tanë në Gjenevë dhe më gjërë.
Gjatë këtij manifestimi u fol edhe për sukseset e mërgimtarëve si shembull integrimi në Zvicër. Për gjitha këto të mirë sikur imami ashtu edhe folësit tjerë falënderuan Zvicrën që ju mundësuan shqiptarëve jo vetëm të fitojnë bukën , por edhe përspektivën e jetës si dhe abc-në e demokracisë dhe tolerancës.
Nëse Manistiri njihet qyteti, burimi nga dolin alfabeti ynë, atëherë do thoshim Zvicra mbetet vendi ku shqiptarët patën fat të mësojnë “alfabetin” e demokracisë, tolerancës dhe antiracizmit që fatkeqësisht është ende këto fenomene të urrejtjes gjenden tek disa vende komuniste, sllave dhe tek disa albanofon në Kosovë e Shqipëri, ka shkruar në fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch. Në fund të këtij manifesti kombëtar që zgjati tri orë, për mysafirët, rreth 500 pjesëmarrës, u shtrua drekë ku patën rastin të shijojnë ushqimet, specialitet tona, që motrat tona dhe nanat shqiptare kishin përgatitur dhe sjellur ne baza vulletare për nderë të Ditës së Flamurit 28 Nëntorit për të nderuar mysafirët.