Emërimi i komandantit të ri te FSK-së, Bashkim Jasharit, përkatësisht dorëheqja e pararendësit të tij, Rrahman Rama, prodhoi bujë në opinioin publik në Kosovë, transmeton Kosova Post.
Gurra e kësaj buje ishin partitë politike opzitare, të cilat me akuzat e tyre ndaj ministrit të FSK-së, tentuan që këtë zhvillimim ta kapitalizojnë në shërbim të nevojave të politikës së tyre ditore. Madje, në këtë kuadër akuzash, gjegjësisht politizimit të kësaj ngjarje, nënkreyetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, emërimin e përfaqësuesit të familjes Jashari në krye të FSK-së, përkatësisht shkarkimin e Rrahman Rramës nga drejtimi i kësaj force (siç pretendohet nga opozita) -ajo e ka gjykuar si cënim të integritetit të FSK-së.
‘Ajo çfarë ka ndodhur javëve të fundit me FSK-në nuk duhet të normalizohet. Ministri Mehaj ka bërë shkelje të rëndë edhe të ligjit, po edhe të marrëveshjes me SHBA-të, duke kërkuar nga Komandanti i FSK-së që t’i japë asetet e FSK-së për shfrytëzim në operacione policore. Me veprime të tilla cënohet rëndë kredibiliteti i FSK-së si partnere dhe aleate. Reagimi nga SHBA-të ka qenë i ashpër dhe i menjëhershēm.
Në vend se të dekorohet, Gjeneral Rama dorëhiqet, pak pa e përmbyllur mandatin.- kishte qenë reagimi i Çitakut’.
Reagemi për te ngjashme pati edhe nga qarqet e partive të tjera opozitare, me theks të veçantë nga AAK, anipse dikur, kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, në cilësinë e kryeminstrit e kishte kërcënuar gjeneral Ramen me shkarkim nga pozita e komandanti të FSK-së
Së këndjemi, karshi shigjetimi që po i bëhët minisitrit të FSK-së lidhur me zëvëndësmin në lidershipin e insitucionit të mbrojtës në Republikën e Kosovës, indifernt nuk ka qendraur as profesori unversitar në Universitetin e Tiranës, Hysamedin Ferraj, i cili teksa i ka dalur në mbrojtje ministrit Mehaj, për vendimet e tij të fundit, suljet e partive opozitare dhe të qarqeve opinionbëres, i ka njëjtësuar me ato të presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiqit.
‘Çudi, veç disa opinionistëve dhe shefave të tyre partiakë, për emërimin e Bashkim Jasharit në krye të FSK qenka mërzitur edhe Vuçiqi!’ – ka kundëruar Feraj. Kurse për analistin politik, Imer Mushkolajn, kjo qasje e opzitesë tregon për dobësinë e tyre.
Kuse opiniosniti, i njohur, Xhevdet Poxhari, ndyshime në ne hirarkinë e FSK i ka kaulifuikuar tregues të rreformave radikale
‘Jo vetëm ndryshimet në udhëheqjen në FSK, por edhe ato që janë bë më parë në institucione të tjera dhe pritet të bëhen në të ardhmen, janë veç një tregues i reformave rrënjësore që nevojiten në secilin segment.
M; tutje, sipas tij, në Kosovë është krijuar një përshtypje e gabuar se edhe pushteti, edhe pozitat janë të përjetshme.
‘Thuajse një grup njerëzish i posedojnë “tapitë”, ndërsa gojën e kanë të mbushur me demokratizim, avancim, reformim… E, në fakt deri më tani është vepruar në të kundërtën e asaj që kanë pretenduar. Sapo nisin ndryshimet, është e natyrshme edhe rezistenca e atyre që nuk janë mësuar që vlerësimet të bëhen në bazë të punës, performancës dhe profesionalizmit. Të gjitha pozitat e zëvendësuar, përfshirë edhe në kreun e FSK-së janë bërë me njerëz kredibilë që kanë energji për të kontribuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorëve përkatëse’- p;rfundoi Pozhari.
Në këtë kuadër, sipas tij, opozita po tenton të shfrytëzojë një situatë emocioanle për të goditur qeverinë.
‘Ndërrimet në komandën e FSK-së duhet të sqarohen për publikun, por opozita ka dhjetëra çështje të tjera të cilat duhet t’i adresojë në raport me punën e qeverisë. Deri më tash, opozita po pret të përfitojë nga gabimet e Albin Kurtit, pa pasur një qasje proaktive çfarë do të duhej. Andaj edhe shfrytëzon rastet, si ky i fundit me FSK-në, që të kritikojë e sulmojë’- tha Mushkolaj në një prononcim për KosovaPostin.