Në ambientet e Presidencës së Kosovës, është bërë sot inaugurimi i Këndit të Kurajos.
Kjo u bë pikërisht sot në nderë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në këtë ceremoni morën pjesë gra, personalitete dhe figura të larta shtetërore, në mesin e tyre dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.