Me situatën e krijuar në Detin e Zi, ku luftanija britanike hyri në territorin e ujërave të Rusisë, Ushingtoni dhe Londra me veprimet e tyre po nxisin konflikt, tha Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Ryabkov, transmeton Kosova Post.
“Uashingtoni vazhdon të mashtrojnë me termin ‘keqinformim’ në lidhje me kursin politik që ne jemi duke ndjekur aktualisht në hapësirën mediatike. Dezinformuese janë edhe deklarimet amerikane se Krime nuk është pjesë e Federatës Ruse”, tha Ryankov.
Sipas tij, ky është informacioni i rremë, më cinik dhe më i dëmshëm.
“Krejt kjo çfarë po ndodh është fakti që kolegët në Uashington dhe Londër se ata po e mohojnë realitetin, dhe përmes veprimeve të tyre ata po përpiqen të tensionojnë situatën e që në thelb po nxisin konflikt”, theksoi Zëvendës Ministri i Jashtëm rus.
Ryabkov theksoi gjithashtu se incidenti me shkatërruesin britanik në Detin e Zi është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe se Moska do të mbrojë kufijtë e saj me të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë ato ushtarake.
“E gjithë kjo është plotësisht në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, pa marrë parasysh se çfarë thotë komandanti i luftanijes ‘Difender’, në përgjigje të paralajmërimit të anijes patrulluese ruse FSB, se anija e flotës ushtarake britanike po lundron një ujërat territoriale të Ukrainës të njohura me ligjin ndërkombëtar”, bëri të ditur Ryabkov.
Tutje ka shtuar Ryabkov se ato nuk janë ujërat territoriale të Ukrainës, por të Federatës Ruse.
Ndryshe kujtojmë se të mërkurën Flota Detare Ruse në Detin e Zi, së bashku me Shërbimin Kufitar të FSB-së, gjuajtën tri herë drejt luftanijes britanike e cila hyri në kufirin shtetëror rus. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, luftanija britanike më parë ishte paralajmëruar se do të përdoren nëse shkel kufijtë e Federatës Ruse, megjithatë, anija luftarake nuk iu përgjigj këtij paralajmërimi./Kosova Post/