Gripi i shpendëve është përhapur në më shumë shtete në Indi, si dhe në kryeqendrën New Delhi, theksuan sot zyrtarët, raporton Kosova Post.
Delhi dhe Maharashtra, me një popullsi prej 114 milionë njerëz, janë në mesin e nëntë shteteve që deri tani kanë regjistruar praninë e gripit të shpendëve, për shkak të cilëve autoritetet doemos duhej të ndërmerrnin masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Që nga e diela, gripi u paraqit edhe në shtetet Kerala, Rajasthan, Madhya Pradesh, Himachal Pradesh, Haryana, Gujarat dhe Uttar Pradesh, por sot testet konfirmuan se ky lloj i gripit është përhapur edhe në rajone tjera.
Mijëra zogj janë asgjësuar pasi u konfirmua se sëmundja u gjet në rosa, sorra dhe patat e egra. Shpërthimi tani ka shkaktuar alarm në industrinë e pulave, pasi publiku i gjerë në shumë pjesë të Indisë ka filluar të shmangë pulën dhe vezët.
Qeveria indiane ka formuar ekipe për të monitoruar situatën në zonat e prekura të vendit, me zyrtarë që thonë se po ndiqet procedura standarde e operimit për “kontrollin dhe frenimin” e sëmundjes.
Dr. Chandel, një zyrtar i lartë për Kafshët në Maharashtra, për AA tha se raportet e dërguara në laboratorin e tyre nga qyteti Parbhani kanë konfirmuar gripin e shpendëve. “Gripi i shpendëve është gjetur i pranishëm në mostrat e zogjve të shpendëve”, tha ai, duke shtuar se procesi i shkatërrimit është gjithashtu në proces.
Ai tha se deri më tani, Maharashtra ka konfirmuar gripin e shpendëve vetëm nga një vend.
Në kryeqytetin New Delhi, zyrtarët të hënën në mëngjes gjithashtu konfirmuan praninë e gripit të shpendëve.
“Tetë mostra të zogjve të ngordhur që u morën janë gjetur pozitiv mbi gripin e shpendëve”, tha për AA, drejtori i Departamentit të Kafshëve të Delhit, Dr Rakesh Singh.
Qeveria e Delhit tashmë ka njoftuar mbylljen e tregut të pulave me shumicë Ghazipur për 10 ditë si një masë paraprake dhe ka ndaluar importin e zogjve në kryeqytet.