Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, ka thënë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
I pari i FIFA-s gjatë vizitës në Shqipëri ka marrë pjesë në përurimin e mjediseve të reja të “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet, siç njihet ndryshe kompleksi i selisë së re të Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë “Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohës kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s me të gjithë thamë se ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re. “Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim”, ka thënë ai. “Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadiumi është një simbol, stadiumi ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë”.
Ai ka thënë se Tirana sot është kryeqyeti i botës dhe se të gjithë do ta shohin. “Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare”, u është shprehur Infantino. “Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”./rtk