Përfaqësimi i gruas në jetën politike, institucionale në përqindje më të lartë është thirrje nga të gjitha nivelet institucionale të botës demokratike, ndërsa theksi i këtij përfaqësimi bie për vendet e Ballkanit. Në këtë perspektivë të përfaqësimit të femrës në parlament Kosova ka shënuar progres të dukshëm të përfaqësimit të gruas në jetën politike, institucionale me theks në përfaqësimin parlamentar, përcjell Kosova Post.
Pra Kosova në rajon renditet ndër të parat me përqindjen e pjesëmarrjes së gruas në parlament.
Para Kosovës, me një diferencë shumë të vogël renditet Maqedonia e Veriut e cila aktualisht nga numri i përgjithshëm prej 120 deputetëve, 47 janë femra, kurse 73 meshkuj, apo 39,17% janë gra, vendin e dytë e zë Serbia me 39,2%. Por Kosova një shtet i ri me demokracinë më të re në rajon, ka arritur sukses më të dukshëm për vetëm pak vite të jetë në nivelin e vendeve të rajonit e barabartë me përqindjen e përfaqësimit të grave në parlament. Dhe tani pas vetëm 13 vitesh nga pavarësia, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej 120 deputetësh, 77 janë meshkuj, 43 femra ku në ndarje të përqindjes i bie 35,8% të jenë vetëm gra. Pas Kosovës renditet Shqipëria me 29,51% femra, dhe vendin e katërt e zë Mali i Zi me 81 deputet në parlament, 61 janë meshkuj, 20 femra, ku gjithsej në përqindje janë 24,69% vetëm gra.
Andaj me të drejtë mund të themi se Kosova tashmë hunë në rendin e vendeve më demokratike sa i përket përfaqësimit të grave në parlament.
Sa për ilustrim kujtojmë kështu disa të dhëna të paraqitura nga Unioni Ndërparlamentar (IPU) të përfaqësimit të grave në parlament, ku Ruanda rënditet bindshëm e para në botë.
Gjenocidi i tmerrshëm i vitit 1994 e la këtë vend me një popullsi prej 60 deri në 70 përqind të grave, kryesisht të paarsimuara dhe të papërgatitura për punë jashtë shtëpisë. Ruanda u detyrua të bënte ndryshime gjithëpërfshirëse dhe të hapte një komunitet për gratë, i cili parashikoi gjithashtu miratimin e një kuote sipas së cilës gratë mbajnë të paktën 30 përqind të funksioneve politike.
Kuba është në vendin e dytë me 53.4 përqind, ndërsa në vendin e tretë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku gjysma e Këshillit Kombëtar Federal janë gra.
Megjithëse pjesëmarrja e grave në mbledhjen e 117-të të Kongresit ka arritur nivelin më të lartë në historinë e Shteteve të Bashkuara, ky vend mbetet prapa shumë dhe me 27.3 përqind të grave në Dhomën e Përfaqësuesve renditet e 67-ta në botë./Kosova Post/