Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura, prandaj edhe nxënësit e dëshirojnë një ambient të këndshëm, atraktiv e motivues në shkollat e tyre ku nuk do të mungojë dëshira, madje edhe të ndjehen krenar se shkolla e tyre duket bukur padyshim janë motiv për mësimnxënie. Por, fatkeqësisht shumë nxënës mbase nuk kanë si të krenohen me ambientet e klasave dhe shkollës, sepse jo të gjithë e kanë fatin të jenë pjesë e shkollës së Mesme të Ultë “Faik Konica” në kryeqytet, shkruan Kosova Post.
Nuk ishte para dy viteve kjo shkollë për ta pasur lakmi e dëshirë për të qenë nxënës apo edhe mësimdhënës në këtë shkollë, sepse dikur dritaret e saj ishin me letra në vend të perdeve, dyert e rrënuara e tualetet e kundërmuara, salla e sporteve e demoluar e vjetruar, e korridoret e errëta nga ngjyrat e mugëta të vjetërsisë, ambienti i jashtëm i harruar e i pashpresë se do të jetë i kundruar me ëndje e adhurim nga nxënësit.
Por, kur ne po shkruajmë këta rreshta, kemi shumë çka të pasqyrojmë ndryshe, qysh nga hyrja e shkollës që ka marrë pamjen e institucionit tamam edukativ e arsimor, shkëlqimin e këndshëm të ngjarave të objektit të shkollës e kënaqësia shtohet kur në korridoret e shkollës, kemi aq shumë ngjyra e mbishkrime domethënëse që nuk mund të kalosh pa i lexuar e që janë udhërrëfyese për të ardhmen e secilit nga ne edhe për nxënësit.
Kështu, kjo shkollë në mes të kryeqytetit tani ka një pamje të dinjitetshme dhe besoj se secili nxënës ndihet krenar që vijon mësimet këtu, kjo falë iniciativës për transformimin total të saj, nga prindi, kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës, përfaqësues i KD Events &Comunications, Kushtrim Demiri.
Ndonëse femja i Demirit vijon mësimet në këtë shkollë, ai edhe i ka parë nga afër kushtet në të cilat zhvillohet mësimi e që për të realisht ka qenë e patejkalueshme. Duke qenë i indinjuar me gjendjen e ‘mjerueshme; të shkollës, Demiri ka marrë iniciativë që kjo shkollë të ndryshojë dhe falë projekteve të realizuar me iniciativën e tij, Shkolla ‘Faik Konica’ tani ka një pamje krejtësisht ndryshe.
Demiri, flet me modesiti për iniciativën e tij për rinovimin e shkollës, ndërsa meritat për gjithë punën e bërë e ndan me bashkëpunëtorët, menaxhmentin e shkollës dhe donatorët e realizimit të projekteve të shumta.
“Iniciativa për rinovimin e plotë të shkollës ka rrjedhur në baza personale, do të thotë dëshira për të investuar ka lindur nga momenti kur e kam regjistruar fëmijën tim në vitin 2017, atëherë kam menduar se shkolla do të duhej të ishte në gjendje tjetër. Atë kohë shkollën e kam parë në gjendje të mjerueshme dhe nuk më ka pëlqyer ajo gjendje, realisht nuk jam pajtuar me atë situatë dhe kam pyetur se si është e mundur që pas shumë viteve, prej kur unë kisha përfunduar shkollën, ajo ishte po në atë gjendje, sidomos kur kemi parasysh se shkolla gjendet mu në qendër të qytetit, në zemër të Prishtinës”, shprehet Demiri, duke shtuar se duke parë shollën në gjendje ‘mjerimi’ në vend se të bërtas, të ankohem apo të bëjë me gisht, kam marrë një vetiniciativë e të jap një shembull se si mundemi të bëjmë gjëra për të cilat ndoshta si shoqëri kemi nevojë gjithmonë.
“Kam filluar me tri projekte, pa asnjë pozitë brenda organeve shkollës. Kam ndihmuar shkollën me perde për çdo klasë, sepse e kam gjetur me letra në çdo dritare, e pastaj kam investuar në funksionalizimin e kamera, e gjithashtu edhe me organogramin dhe shënjimin e klasave”, tha Demiri, ndërsa kujton se pas këtyre investimeve, vizioni im së bashku edhe me të tjerë prindër e menaxhment të shkollës të krijojmë kushte më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie në këtë shkollë.
“Vizioni im ka qenë që në shkollë të krijojmë kushte praktike për në radhë të parë për ngritjen e cilësisë. Unë mendoj se si kryetar Këshillit drejtues të shkollës së bashku me anëtarët tjerë kemi prekur në çdo fushë në nivel të shkollës ndoshta edhe më gjerë, prej edukimit, cilësisë, në pjesën e higjienës, në pjesën e teknologjisë, sigurisë me të gjitha pjesët përcjellëse, ashtu edhe në pjesën e rekreacionit. Pra , mbi të gjitha jemi përkujdesur për imazhin e shkollës që çdo nxënës kur ta përfaqësoj shkollën Faik Konica të ndjehet krenar”, thekson Demiri.
Sipas tij, qëllimi i tij dhe pastaj edhe i gjithë Këshillit Drejtues të Shkollës (KDSH) ishte që nxënësit të mësojnë dhe të ecin me trendët e kohës së tashme, sidomos me zhvillimet e mëdha teknologjike që janë në vendin tone.
“Në radhë të parë unë jam nisur në baza personale e një prej arsyeve të shumta ishte se edhe prindi im ka qenë mësimdhënës dhe ndoshta në respekt të tij dhe figurës së tij kam menduar të kontribuoj në shoqëri. Por ajo çka unë nuk jam pajtuar është sepse Qeveria ose Departamenti i Arsimit e kanë obligim të krijojnë kushte, infrastrukturë e ambient të përshtatshëm për procesin mësimor, e jo me këtë të merren prindërit, sepse të gjithë paguajma taksa shtetit’, tha Demiri për Kosova Post.
Megjithatë, thotë Demiri, ajo çka atë e ka shturë të bëjë investime në shkollën ‘Faik Konica’, ka qenë përmirësimi i kushteve për nxënës e mësimdhënës.
Në realizimin e projekteve, Demiri, shprehet se janë angazhuar të gjithë anëtarët e KDSH-së, sikur edhe menaxhmeti i shkollës, mirëpo thotë ai se pa ndihmën edhe të miqve të tij, donatorë, sigurisht se projektet do të mbesnin vetëm projekte ideore e jo të realizueshme.
Ndonëse ishte kryesues i KDSH-së, ai kishte edhe përgjegjësi më të madhe, ndërsa shprehet Demiri se për realizimin e synimeve të mija, pika e parë referuese ku jam drejtuar për bashkëpunim për realizimin e projekteve kanë qenë partnerët dhe klientët e mijë bashkëpunëtorë.
Demiri , ka thënë për Kosova Post se ‘kur jemi mbledhur të gjithë, unë kam prezantuar idenë time së bashku me projektet konkrete dhe ata kanë pranuar kauzën time dhe më kanë mbështetur në atë që të bëjmë diçka të prekshme, pastaj ta drejtojmë në organet shtetërore’
Kushtrim Demiri, thekson se thotë se kur njeriu ka miq edhe ka vullnet, mendoj se çdo derë është e hapur, sidomos për të tilla projekte e që janë në dobi të shoqërisë.
“Si kryetar I KDSH kam pasur përgjegjësi dhe nuk kam punuar në baza vetjake, të realizoj projekte vetëm për klasën e fëmijës tim, por kam ideuar projekt duke pasur parasysh të mirën e 1500 nxënësve”, tha Demiri.
Ai gjithashtu ka kujtuar edhe bashkëpunimin me Drejtoratin e Komunës së Prishtinës, ku ka kërkuar ndihmë për realizimin e një projekti, për çka tha ai se ka gjetur mbështetje të plotë dhe projekti është realizuar pa problem.
Kushtrim Demiri, gjithashtu ka folur për investimet e bëra në rinovimin e infrastrukturës, jashtë edhe brenda shkollës, si ‘ investimet në dekorimin e korridoreve dhe të klasave, rinovimi komplet I kthinave të tualeteve, sikur edhe rregullimin e këndit të leximit, tutje edhe me rinovimin dhe kompletimin me pajisje sportive sallën e sporteve’.
Në gamën e projekteve të planifikuara ka qenë edhe rregullimi I sistemit të sigurisë dhe kamerave , sikur edhe pajisja e shkollës me teknologji, me theks për nxënësit ku janë siguruar lapotop të nevojshëm.
Në projekt , ka qenë e planifikuar edhe sigurimi i uniformave për nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa tani më këto uniforma janë tri ngjyrëshe, e që kanë simbolikat e tyre, si ngjyra ‘gold’ që tregon të ardhmen e artë që janë fëmijët dhe simbolikë tjetër ka edhe minierën tonë Trepça, dhe ngjyra e katër e bardhë tregon ngjyrat e kryeqytetit tonë.
Demiri, falënderon të gjitha kompanitë donatore, sepse falë tyre, thotë ai, janë realizuar 50 projekte, nga 21 të premtuara./Kosova Post/
Dikur…
Sot…
Dikur…
Sot…
Dikur…
Sot….
Donatorët…