Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë votoi kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb ndaj myslimanëve të Srebrenicës, transmeton Kosova Post.
Ndaj, lidhur më këtë paskrupullësi të Kuvendit shqiptar, ka regaur anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht profesori universitar, Elvis Hoxha, i cila ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Shqiprisë, Edi Rama, për manifestim të apatisë karshi krimeve gjenocidale që aparati serbo- jugosllav i kishte kryer në Srebrenicë të Bosnjës.
‘Parlamenti i Ramës as në Bosnje nuk e sheh gjenocidin. Deputetët tanë nuk kanë as dije, as ndjenjë, as turp. Vetëm pare. Rama e ka nxjerrë Shqipërinë jashtë të drejtave të njeriut. E ka hedhur edhe te deputetin e vet, edhe votuesin e vet, te zona e kafshës. Bashkimi i kafshës me paranë është përbindëshi më i ndyrë. Duhet shumë teori për ta analizuar dhe kuptuar këtë përbindësh të ri,’ ka shkruar intelektual Hoxha.