Shërbimi suedez i sigurisë ka hapur një hetim “sabotazhi të rëndë” në lidhje me incidentin në tubacionet Nord Stream, tha agjencia në një deklaratë të mërkurën, duke shtuar se nuk mund të përjashtohet “që një fuqi e huaj qëndron pas tij” transmeton KosovaPost.
Njësia ka marrë përsipër hetimin paraprak nga Agjencia e Policisë Suedeze, thuhet në deklaratë. “Klasifikimi i krimit është aktualisht sabotim i rëndë,” tha shërbimi i sigurisë suedeze.
“Shërbimi i sigurisë merr përsipër hetimin sepse mund të jetë një krim i rëndë që të paktën pjesërisht mund të drejtohet kundër interesave suedeze. Nuk mund të përjashtohet as që një fuqi e huaj qëndron pas saj”, shkruan Shërbimi i sigurisë Suedeze./KosovaPost/