Inter përcjell Traoren e Empolit

Inter përcjell Traoren e Empolit

Inter janë duke e përcjellë nga afër yllin e Empolit, Hamed Junior Traore, raporton Gianluca Di Marzio.

Mesfushori ka impresionuar deri tash në sezonin e tij të parë në Serie A, me ç’rast edhe ka rënë në sy të gjigantëve italianë.

Deri tash, ai numëron 16 paraqitje për klubin e tij në Serie A, mirëpo mbetet të shihet nëse ai do të mbetet tek ta edhe në pjesën e dytë të kampionatit, transmeton klankosova.