Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është duke i mbajtur zgjedhjet e brendshme për anëtarë të bordit dhe kryetar të AGK-së, raporton Kosova Post.
Kuvendi zgjedhor i hapi punimet me më shumë se 200 anëtarë prezent. Interesimi i madh i gazetarëve bëri që procesi të fillojë me vonesë.
Fillimisht kryesia e vjetër, e udhëhequr nga Kryetarja Gentiana Begolli, propozoi votimin e ndryshimeve në statutin e AGK-së, e më pas ua dha rastin kandidatëve për kryetar të asociacionit.
Me këtë rast, Artan Mulliqi nga RTK dhe Xhemajl Rexha nga Kanal 10, shpalosën idetë përkatësisht programet e tyre, me anë të të cilave premtuan se do ta udhëheqin asociacionin. Rexha dhe Mulliqi janë kandidatët e vetëm për kryetar të AGK-së./KosovaPost/