Në pragë të Festës së 28 Nentorit, “International Maarif Schools of Kosova” përmes aktiviteteve të shumta kulturore e artistike, ka shënuar 110- vjetorin e Festës Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, njofton Kosova Post.
Në kuadër të këtij programi, nxënësit e shkollës “International Maarif Schools of Kosova”, në Prishtinë festuan me entuziazëm përmes këngëve, valleve popullore, dramave, shfaqje gjimnastike dhe interpretime të ndryshme të instrumenteve.
Në fjalën uruese drejtori i shkollës “International Maarif Schools of Kosova” në Prishtinë, Mustafa Yilmaz uroj të gjithë shqiptarëve festën e Flamurit duke theksuar rëndësinë arsimit përmes fjalëve të Sami Frashërit “Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë” u shpreh ai.
Pas përfundimit të programit artistik u hap një ekspozitë me piktura të punuara nga nxënësit e shkollës po ashtu me qëllim që t’u dilet në ndihmë familjeve në nevojë, si dhe të zhvillohet ndjenja e kujdesit për njerëzit u shtrua “Sofra e bamirësisë”.
Ndërsa, në shkollën “International Maarif Schools of Kosova” në Prizren, u organizauan aktivitete të ndryshme dhe ambientet shkollës u dekoruan nga nxënësit dhe mësuesit e tyre.
Në program të pranishëm ishin edhe nën-kryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ish-deputeti i parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, kryetari i bashkësisë islame të Prizrenit, Besim Berisha dhe sekretari, Faruk Ukallo.